Italia mori një barazim të çmuar 1-1 sot në Angli, në një miqësore luksi, ku italianët kishin më shumë nevojë për rezultat. Ende pa trajner përfundimtar, në kaos për shkak të mbetjes jashtë Kupës së Botës dhe pa president federate, Italia pësoi gol nga Vardi në minutën e 27-të dhe nuk është se shkëlqeu as golit, ndaj u duk se do të ishte humbja e radhës, pas asaj ndaj Argjentinës.
Megjithatë, 4 minuta para fundit mbrojtësi debutues Tarkovski shkaktoi faull në zonë ndaj Kiezës dhe arbitri Deniz Ajtekin u konsultua me VAR-in, për të dhënë penalltinë që Insinje nuk e gaboi.
Ndërkaq, Pol Pogba shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit dhe Kilian Mbape shënoi dy herë, me Francën që fitoi lehtësisht 3-1 në Rusi, në një sfidë ku u pa sërish qartë se Rusia nuk është ndonjë ekip cilësor dhe prania në Botëror është fatlume, si vend organizator.