Aventura e Fabio Kapelos në Kinë merr fund. Trajneri i famshëm italian, i cili vetëm në dhjetor firmosi për Xhiangsu Suning, me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, do të largohet nga stoli i skuadrës kineze, që në tre ndeshjet e para të kampionatit ka marrë vetëm një pilë.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Xhiangsu, por divorci tashmë është i sigurt dhe diskutohet vetëm për mënyrën e ndarjes, sepse nëse pronari i Interit Zhang Xhindong vendos ta shkarkojë, Kapelo do të paguhet deri sa të gjejë ekip të ri dhe natyrisht mund të qëndrojë pushim, ndërsa dorëheqja e tij duket e pamundur dhe kërkohet një kompromis.
Me Kapelon te Xhiangsu punojnë edhe Kristian Broki e Xhanluka Zambrota.