Shqipëria, miqësore në Ukrainën në fund të sezonit

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të kthehet në fushë në fund të sezonit. Duke përfituar nga hapësira për miqësoret para Kupës së Botës, kuqezinjtë do të përballen me Ukrainën më 2 qershor, në një sfidë që do të luhet në Zvicër. Edhe Ukraina, ashtu si ne, është në proces rindërtimi, për shkak se nuk u kualifikua dot për në Kupën e Botës, ndaj është një test serioz për të dyja palët.

Natyrisht, luhet në fund të sezonit dhe lojtarët do të jenë të lodhur e ndoshta pa motivimin e duhur, ndaj është një miqësore në një moment aspak ideal, por që gjithsesi Panuçi do ta përdorë për të parë në fushë edhe emra të tjerë që nuk i pa dot në miqësoren ndaj Norvegjisë.

Shqipëria është përballur disa herë me Ukrainën, për herë të fundit më 3 qershor 2016, ku skuadra ukrainase triumfoi 3-1 në Bergamo, në prag të Europianit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *