Shqipëria sfidon Norvegjinë në ndeshjen e parë të vitit 2018-të. Tekniku i ri Kristin Panuçi provon Shqipërinë e tij, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Evropianit të ardhshëm por dhe të Ligës së Kombeve. Një skuadër me moshë mesatare mjaft të re dhe me disa ndryshime të rëndësishme. Për të ardhur keq që në stadiumin “Elbasan Arena” është një numër shumë i vogël tifozësh.
Në “Elbasan Arena” kanë nisur reshjet e shiut, por duhet veçuar se terreni i stadiumit, që është në kushte shumë optimale. Intensiteti i reshjeve është mjaft i lartë.
Ritëm i ulët në 20 minutat e para. Shqipëria e ka të vështirë që të qarkullojë topin. Më dominues norvegjezët që janë afruar më shumë në portën e Shqipërisë.
Keidi Bare do të jetë në fushën e lojës për Shqipërinë. Kapiteni i skuadrës së 21-vjeccarëve të Shqipërisë zë vendin e Kamer Qakës të dëmtuar.
PJESA E PARË
Përfundon pjesa e parë në “Elbasan Arena”. Shqipëria e mbyll me një zëvendësim fraksionin e parë. Keidi Bare do të jetë në fushën e lojës për Shqipërinë. Kapiteni i skuadrës së 21-vjeçarëve të Shqipërisë zë vendin e Kamer Qakës të dëmtuar. Një pjesë e parë e vakët nga kuqezinjtë e Panuçit, të cilët ishin mjaft “të ndrojtur” dhe rrezikuan shumë pak kundërshtarët. Norvegjia ishte më e qartë në pjesën e parë duke na rrezikuar disa herë. Barazim pa gola në 45 minuta e para.
Shqipëri 0–1 Norvegji
Shënues: Rosted 70′
GOLI
70′ – Vetëm 7 minuta pasi ishte futur në lojë shfrytëzon më së miri një harkim nga këndi, duke kaluar nordikët në avantazh.
Miqësore, e hënë, ora 19:00, stadiumi “Elbasan Arena”
Shqipëria: Strakosha, Hysaj (Lika 65′), Mavraj, Ajeti, Aliji, Xhaka, Qaka (Bare 44′), Ramadani, Roshi (Balaj 46′), Grezda, Sadiku (Lila 65′). Trajner: Kristian Panuçi. Të gatshëm: Berisha, Hoxha, Prenga, Lenjani, Gjimshiti, Latifi, Abazaj, Gavazaj, Cikalleshi.
Norvegjia: Niland, Zvenson (Eliabdullai 46′), Nordvajt ( Rosted 63’), Ajer, Melind, Odengard (Fosun 74′), Henriksen, Johansen (Selnaes 77′), M. Eljonusi, T. Eljonusi, Jonsen. Trajner: Lars Lagebark. Të gatshëm: Jarshtein, Grytebust, Lines, Regnjusen, Dahli, Frederik, Gulbrandsen.
Gjyqtarë: F. Zamit, L. Portelli, M. Scerri, E. Jorgji.
Karton i verdhë: Mavraj 83’/ Johansen 76’
EPISODET
3’ – Mundësi e mirë për miqtë, Jonsen tenton nga distanca, por nuk gjen dot portën e Strakoshës.
20’ – Vertikalizim nga e majta për miqtë, topi kalon disa lojtarë, por fatmirësisht për kuqezinjtë që në fund kontrollohet nga qaka. Moment i vështirë.
25’ – T. Eljonusi gjendet në një pozicion diagonal me portën e Strakoshës, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.
29’ – T. Eljonusi del i vetëm me “gardianin” kuqezi, tentativa e sulmuesit norvegjez ndalet nga Strakosha.
34’ – Rasti i parë i rrezikshëm për Shqipërinë, Grezda afrohet deri pranë fundore, por edhe pse pason në qendër të zonës, nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës së tij.
54’ – Xhaka hedh një top nga këndorja, në shtyllën e parë Sadiku provon me kokë, por nuk gjen dot kuadratin e portës.
57’ – T. Eljonusi del i vetëm me Strakoshën, pret gardiani kuqezi.
59’ – Pas një harkimi nga e djathta Odengard provon me kokë, por nuk gjen dot kuadratin e portës kuqezi.
65′ – Lila provon me të majtën nga distanca, por nuk treoghet i saktë.
69’ – Xhaka luan shkurt për Grezdën, i cili fton Ajetin, por ky i fundit edhe pse godet ndalet nga një prej lojtarëve norvegjez. Xhaka provon këtë herë, tentativa e tij e fortë sërish nuk shkon në kuadratin e norvegjezëve.