Keidi Bare ka lënë Kombëtaren U-21 për të shkuar te kuqezinjtë e Panuçit, sepse është dëmtuar Sabien Lilaj.
Për pasojë, trajneri i Shpresave është detyruar të bëjë një modifikim të ri në grupin e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e kthimit kundër Sllovakisë, javën e ardhshme.
Në vend të Bares është grumbulluar anësori ofensiv i Vllaznisë, Eraldo Çinari.
Vetëm 21 vjeç, Çinari nuk është grumbulluar kurrë nga kombëtarja U21, edhe pse ka nisur sezonin e tretë si titullar te Vllaznia, ku këtë kampionat ka shënuar tre gola (82 ndeshje e 11 gola në Superiore në tre sezonet e fundit) .
Me siguri do të trajtohej ndryshe po të luante në kategorinë e tretë italiane, qoftë edhe 100 minuta në sezon.