Një dygolësh nga Kristiano Ronaldo në shtesë i mohoi fitoren Egjiptit dhe Mohamed Salahut, me Portugalinë që arriti një fitore dramatike 2-1 në miqësoren e luajtur sot në Zyrih.
Ronaldo vuajti për të gjetur hapësira, në një ndeshje ku Egjipti u mbrojt shumë mirë dhe Salah gjeti golin e parë të ndeshjes në minutën e 56-të, duke konfirmuar se është një ndër lojtarët më në formë në planet.
Portugalia u duk e dorëzuar dhe pa ide, ndërsa Ronaldo ishte i izoluar në sulm, por sulmet finale prodhuan një gol barazimi në minutën e 93-të që i dha zemër Portugalisë, me Ronaldon që shënoi sërish brenda 3 minutash. 23 gola mes klubit e kombëtares për Ronaldon, që vazhdon të shkëlqejë. Rrëmujë për golin që i dha fitoren Portugalisë, sepse u konsiderua i rregullt vetëm pas konsultimit me teknologjinë VAR, sepse fillimisht arbitri e anuloi për faull.