Xhixhi Di Biaxho e ka nisur me humbje aventurën si trajner i Italisë, edhe pse i përkohshëm. Në miqësoren e luajtur sot në Etihad Stadium në Mançester, Italia është mundur 2-0 nga Argjentina, me golat që janë shënuar në çerek orën e fundit të lojës.
Pas një pjese të parë të vuajtur, italianët e ekuilibruan takimin dhe i shkuan disa herë pranë golit, me Kavajeron që shkëlqeu në portën argjentinase.
Megjithatë, amerikano-jugorët, edhe pse pa Leo Mesin e dëmtuar, përfituan nga ndërrimet e shumta italiane dhe Banega në minutën e 75-të e Lanzini 10 minuta më pas siguruan fitoren.