Më 23 mars 1923 krijohej Flamurtari, që në atë kohë do të emërtohej Shoqëria Sportive Vlorë, më pas do të ndryshonte emër në Shoqata Sportive Ismail Qemali dhe prej vitit 1946 do të quhej me emrin e famshëm Flamurtari.
95 vite plot ngjarje, dallgë, suksese, ndeshje të mëdha në Europë: Flamurtari tashmë synon të rigjejë lavdinë e dikurshme, edhe pse nuk është e lehtë.
Sot futbollistët kuqezinj kanë uruar klubin vlonjat për ditëlindjen dhe ndoshta një dhuratë të bukur do t’ia bëjnë në fund të sezonit, me kupën, apo kualifikimin për në kupat e Europës.