Formacioni thuajse i bërë, me dy dyshime të vogla, ku bomberi i Levantes ka fituar terren ndaj Balajt, ndërsa në të majtë të mbrojtjes Aliji mësyn Lenjanin. Porta blindohet me Strakoshën
Sakaq, Panuçi thuajse ka shuar dyshimet e fundit dhe “në ndihmë”, edhe pse nuk tingëllon bukur, i ka ardhur gjendja fizike e disa lojtarëve, si Etrit Berisha që sërish vijoi i diferencuar, ndërsa punoi veçmas me Bozhiqin. Strakosha do ta nisë titullar, ndërsa është provuar edhe skema me dy sulmues, por Sadiku pritet të fitojë balotazhin me Balajn.
Në testin që ka zhvilluar dje, u provua jo vetëm Balaj në sulm, por edhe skema me dy sulmues, ku Sadiku luan përkrah Cikalleshit. Në fakt, formacioni tjetër ishte Hoxha, Lika, Prenga, Ajeti, Aliji, Lilaj, Lila, Sadiku, Abazaj, Cikalleshi. Në pjesën e dytë, formacioni mbeti 4-3-3 me ndryshime, ne mbrojtje lika u aktivizua në vend të Hysajt, Ajeti per Gjimshitin dhe Aliji për Lenjanin.
Në mesfushë, Lilaj zëvendësoi Ramadanin, të pandryshuar Xhaka dhe Qaka, që ka marrë edhe këshillat e trajnerit. Në sulm asnjë ndryshim, me Balajn të mbështetur nga Roshi dhe Grezda. Ekipi i rezervave shënoi me Sadikun, duke kaluar ne avantazh. Me ekipin e rezervave u aktivizua edhe Latif. Sadiku shënoi edhe golin e dyteë sipas stafit ishte në pozicion jashtë loje, edhe pse ai protestoi. Roshi barazoi për ekipin që konsiderohet titullar, ndërsa Panuçi dha indikacione për Qakën, Xhakajn dhe Lilajn. Sadiku, sakaq, kaloi te titullarët.
Ekipi i rezervave kaloi në avantazh sërish, këtë herë 2-1 me Gavazajn, me Panuçin që hyri sërish në fushë duke këshilluar këtë here Alijin për lëvizjet që kërkonte prej tij. Sadiku barazoi shifrat për titullarët në 2-2.
Abazaj – Mesfushori i Luftëtarit, ndoshta nga stërmundimi i tepërt, ka pasur shqetësim muskulor dhe dje zhvilloi stërvitjen i diferencuar, me disa vrapime dhe me top.