Kosova prodhon talente pa fund dhe po hedh hapa gjigantë përpara në futboll, edhe pse është në fillimet e futbollit ndërkombëtar. Kosova U-19 ka shkuar në Elite Round për kualifikueset e Europianit, ndërsa Kosova U-21 fitoi sot 2-0 ndaj Azerbajxhanit.
Në takimin e zhvilluar sonte ndaj Azerbejxhanit U21në Mitrovicë Kosova shkëlqeu, duke shënuar dy gola me Florent Hasanin dhe Besfort Kolgecin në minutat 54 e 61, ndërsa shkëlqyen edhe Dren Feka e sulmuesi Mirlind Daku.
Kjo fitore, e treta në grup, bën që Kosova U-21 të ngjitet në vendin e tretë të Grupit 5 për kualifikueset e Kampionatit Europian për 21-vjeçarët. Më 27 mars Kosova U-21 do të presë Gjermaninë.
Florent Hasani’s goal against Azerbaijan. #KOSAZE #BashkePerKosoven pic.twitter.com/VLlgtCjfMA
— Kosovan Football?? (@kosovanfooty) March 22, 2018
Besfort Kolgeci’s goal against Azerbaijan. #KOSAZE #BashkePerKosoven pic.twitter.com/rGCmXshNAh
— Kosovan Football?? (@kosovanfooty) March 22, 2018