Sulmi ndaj Migen Memellit sot, nga një prind që më sa duket mendon se i biri i vet është fenomen dhe do të bëhet lojtar i madh me zor, ka prekur mbi të gjithë ata që për profesion kanë punën e trajnerit.
Trajneri i Sopotit, Klajdi Kënga, ka postuar një mesazh të ashpër në faqen e vet në Facebook, e thënë hapur: “Prindër të tillë janë të sëmurë”.
“Skandali i radhës dhe të gjithë heshtin !
Prindër të sëmurë që paguajnë për shëndetin e fëmijeve të tyre sepse Sporti në radhë të parë të jep Shendet, por jo nuk arrijnë ta kuptojnë!
Me thikë në dorë shkojnë dhe mendojnë se po mbrojnë të drejtat e fëmijes duke sulmuar Trainerin, Mësuesin, Edukatorin, tek i cili kanë kaq vite që e paguajnë dhe sot çuditërisht para syve të gjithë fëmijeve të tjerë dhe veçanërisht të djalit të tij jep një Shembull Horror, duke menduar se po mbron të drejtat e fëmijës së tij, por ndërkohë duke rrezikuar jetën e një Traineri që mundohet të bëjë punën për të mbajtur familjen e tij.
Është për të ardhur keq, kur mendon se të rrezikohet jeta në Ambiente Sportive ku në mbarë botën njerezit bashkohen dhe paguajnë për tu argëtuar, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta!
Pasioni dhe Misioni i presor Nestit, Migenit dhe i të gjithë Trainereve është më i madh dhe më i fortë se Arma ‘Injoranca’ e cdokujt që mendon se ky veprim i jep të drejtë!