Ndonjëherë, loja e bukur nuk finalizon me gola dhe duhet thjesht cinizmi, që vjen në shumë forma, edhe me kokë nga një mbrojtës, si Albiol që mban ndezur shpresat për titull te Napoli, i cili tashmë e gjen veten vetëm 2 pikë larg Juventusit dhe me një ndeshje direkte për të luajtur. Një ndeshje e vështirë ajo për djemtë e Sarrit, që kanë gjetur një Xhenoa shumë të mbyllur në mbrojtje dhe që nuk ka dhuruar shumë hapësira. Një goditje këndi ka qenë deçizive për 3 pikët.
Ndërkohë, nëse Napoli fiton me cinizëm, Lacio barazon brenda fushës ndaj Bolonjës dhe bën një hap fals në garën për zonën Champions, pasi tashmë është Interi i katërti. Në fakt, skuadra e Inzagit u duk e lodhur dhe vuajti sidomos pas golit të Verdit. Më pas, Leiva barazoi gjithçka menjëherë, por bardhekaltërit nuk arritën që të gjejnë golin e dytë, teksa rasti më i bukur ishte me Luis Alberton. Kështu, djemtë e Inzagit zbresin në vend të pestë, teksa Milani është 4 pikë larg me një ndeshje më pak.