Tension i jashtëzakonshëm në sfidën mes Laçit e Kamzës, dy rivalë direktë për një vend në kupat e Europës, por edhe rivalë të egër për afërsinë gjeografike.
Në minutën e 18-të një episod që do të ngjallë shumë debate: Uzuni rrëzohet jashtë zone dhe arbitri akordon faull, edhe pse pamjet filmike tregojnë se Çukoviç nuk e ka prekur mesfushorin e Laçit.
Kamza protestoi ashpër. Më i egri në protesta ishte Frashëri, i cili u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë, por vijoi të protestonte ashpër dhe thuajse pati kontakt me arbitrin, i cili i tregoi edhe kartonin e dytë të verdhë.
Më pas, presidenti i Kamzës Naim Qarri kërkoi skuadrën të braktiste ndeshjen, por pas 2-3 minutash debate dhe bisedash, lojtarët vendosën të vazhdonin lojën.