KF Ballkani në Kosovë, një thirrje e veçantë për tifozët

Shqipëri e Kosovë, pa dallim, herë pas here kemi probleme gjatë ndeshjeve të futbollit, me tifozët që e teprojnë me sharjet apo me sendet e hedhura në fushë. Ka pasur edhe situata dramatike, me dhunë masive, por për fat janë raste sporadike. Klubet e futbollit nuk është se bëjnë shumë për të mbajtur nën kontroll tifozët dhe ka edhe klube që i nxitin vetë episodet e dhunës, por në Kosovë ekziston një klub që kërkon të edukojë ata që shkojnë në stadium.

Bëhet fjalë për KF Ballkanin, klub që ka një organizim shumë të mire dhe është në vendin e dytë në Ligën e Parë, duke qenë në garë për ngjitje në Superligë.

Klubi therandas ka bërë një thirrje publike për shikuesit që rrallë shihet te skuadrat e tjera, sepse ka apeluar te tifozët që të kenë sjellë të mirë gjatë ndeshjes, duke u kërkuar të shmangin sharjet dhe hedhjen e sendeve, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *