Gatuzo: Jam i xhindosur për golin e tretë, arbitrat mund të gabojnë

“Jam krenar për djemtë. Kalimin e turit e humbëm në “San Siro”, jo sonte. Më xhindos që lëshojmë pas 2-1 të atyre. Nuk duhet lëshuar kurrë, asnjë presje, duhet të vazhdojmë me ergësinë që kemi. Për episodet e arbitrazhit nuk dua të flas. Gabojnë lojtarët ashtu sikurse edhe arbitrat. Jam krenar për djemtë, e përsëris”. Xhenaro Gatuzo paraqitet kështu në konferencën për shtyp pas ndeshjes, teksa shprehet më pas: “Nuk më pëlqen të flas për individualitetet. Jemi duke e rritur nivelin dhe jam i lumtur. Eshtë rruga që duhet të bëjmë, pa kërkuar alibi. E përsëris, u mërzita shumë sepse pas 2-1 nuk duhet ta lëshonim dhe ta linim fushën. Kur lëshojmë bëhemi një ekip që pëson shumë”.

Sakaq, vijimi i sezonit dhe vendi i katërt për t’u arritur: “Duhet të punojmë me seriozitet dhe shkëlqim. Nuk dua të dëgjoj asnjë justifikim, kemi gabuar ndeshjen në “San Siro”. Tani të shohim përpara, jemi një ekip i ri dhe duhet të rritemi”.

Donaruma, sakaq, gaboi: “Duhet të ngrejë kokën, kanë gabuar portierë të mëdhenj. Eshtë episod, gabohen penallti apo gola me portën bosh, mund të gabojë edhe një nga portierët më të fortë në botë. E rëndësishme është që të mos kushtëzohet nga ajo që ndodh, u fol shumë për Reinën. Duhet ta lëmë të qetë, ka shumë respekt për Xhixhon”.

Edhe njëherë, për ndeshjen: “Kemi treguar soliditet, kemi vuajtur kur duhet të vuanim. Në nivel personaliteti, djemtë më pëlqyen”.

Sakaq, mbi tre sulmuesit: “Kaliniç ka shumë eksperiencë se Kutrone dhe Andre Silva, por nuk ka bërë përgatitjen dhe lodhet shumë, duke mbajtur peshat. Nëse ndihet mirë, fizikisht na jep dorë”.

Episodi me Uellbek: “Bën punën e tij, që është edhe pak zanat… Por, nuk dua të flas për arbitrat, madje kërkoj falje që e godita Monrealin me top. Anglezët janë popull sportiv”.

Në fund, mbyllja: “Më vjen keq se njerëzit shohin vetëm tabelën e ndeshjeve… Sepse, realisht, diferenca nuk është aq e madhe sa u pa në të dy ndeshjet”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *