Zhoze Murinjo gjatë karrierës së tij ka pasur konflikt me shumë trajnerë kundërshtarë, por si pak trajnerë në histori ka krijuar lidhje shumë të fortë me tifozët kudo ku ka punuar, me përjashtim ndoshta të Madridit.
Megjithatë, portugezi tashmë ka humbur edhe tifozët në Mançester dhe gjithçka për faj të tij. Nuk është thjesht problemi i eliminimit nga Champions League, as loja skandaloze ndaj Seviljes, që dominoi në Old Trafford, por ka qenë një deklaratë e portugezit pas ndeshjes ajo që ka tërbuar tifozët, që tashmë duan largimin e tij dhe kanë mbushur rrjetet sociale me thirrjet për pushim nga pika të trajnerit.
“Kam ardhur në Mançester me Porton, kam ardhur me Realin. Dy herë Junajtid është eliminuar. Për këtë arsye, them se nuk është ndonjë gjë e re ky eliminim, ky klub ka pasur edhe më parë momente të tilla. Nuk ka kohë të vajtojnë humbjen, duhet të përqendrohemi te ndeshja e fundjavës”, tha Murinjo pas humbjes kundër Seviljes.
Ok, Zhoze, e morëm vesh që bota rrotullohet vetëm rreth teje…