Mision i përmbushur. Roma mund Shakhtarin 1-0 në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve dhe fluturon në çerekfinale, mes tetë më të mirave. Në fund të ndeshjes, trajneri Euzebio Di Françesko shprehet: “Skuadra ime bëri një ndeshje të kujdesshme, ndoshta me pak cilësi, por i dhamë shumë pak mundësi kundërshtarit. Në ndeshjen e vajtjes bëmë shumë gabime. Ishte një ndeshje e luajtur si burrat, që është një vlerë që të jep mundësi të ndjekësh ëndrrat. Dua të vazhdoj të ëndërroj me këtë skuadër. Të shoh njerëzit që më thërrasin emrin është diçka e mrekullueshme. Kam përjetuar pak momente kështu dhe dua më shumë. Rëndësi ka të ruajmë formën. Nota? Nga aplikimi që kemi pasur, nota 10”.