Javae 25-të e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha të mërkurën, pasi kampionati ka shumë javë për të luajtur deri në 19 maj, plot 12 të tilla, që detyron ngjeshjen e kalendarit.
Një ndeshje ka bërë lëmsh kalendarin, sepse Vllaznia-Partizani fillimisht u mendua për të enjten, më pas u spostua për të mërkurën.
Edhe orari ka ndryshuar tashmë, sepse nuk do të luhet me drita. Ndeshja në Shkodër do të luhet në orën 14:00, vendim që me siguri do të mërzitë shkodranët, për shkak se do ta kishin ndoshta më të thjeshtë të shkonin në stadium më vonë, pas dreke.