Pritej me interesim të madh sfida mes Kukësit e Teutës, për faktin se të dyja skuadrat kishin nevojë urgjente për pikë dhe në ndeshjen e shkuar në Kukës kishin dhuruar spektakël, me 6 gola. E njëjta gjë edhe sot, sepse u shënuan 5 gola dhe sërish fitoi Kukësi, për të shtatën përballje rresht.
Një ndeshje që pati gola, por edhe shumë nervozizëm, sepse në fillim të pjesës së dytë dolën Idrizi e Alhasan me karton të kuq dhe deri në fund ishte një betejë.
Kukësi vuajti në pjesën e parë, Teuta shënoi me Bilalin dhe po luante mirë, por Sindrit Guri shënoi para pushimit dhe psikologjikishgt ishte goditja perfekte për Kukësin.
Pas pushimit dhe sidomos pas kartonëve të kuq ndeshja u bë shumë e hapur dhe Kukësi përfitoi, duke luajtur mjaft mirë e duke shënuar me Shkodrën e Gurin, para se Çyrbja 10 minuta para fundit të rindizte ndeshjen, por vetëm kaq.
KUKËSI – TEUTA 3-2
Shënues: Guri 45′, 66′, Shkodra 62′ / Bilali 16′, Çyrbja 80′
Kukësi: Koliçi, Zhderiç, Alla, Hoxha, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Idrizi, Shkodra, Kalë, Guri
Teuta: Moçka, Gjorgievski, Shkalla, Bilali, Alhasan, Çyrbja, Hila, Lajthia, Beqja, Dediç, Latif
Kartonë të verdhë: Alla 20′, Guri 41′ / Hila 14′, Lajthia 45′
Kartonë të kuq: Idrizi 51′ / Alhasan 51′