Një tjetër tragjedi në botën e futbollit, pa u mbushur java nga ndjekja e Davide Astorit. Tomas Rodrigez, vetëm 18 vjeç, është ndarë nga jeta në mënyrë misterioze, në gjumë. Bëhet fjalë për një futbollist të klubit Turs, që militon në Ligën 2 franceze. Lajmi është konfirmuar nga klubi francez dhe ka tronditur keqas futbollin francez, dhe jo vetëm atë.
Ngjarja ka ndodhur sot pas mesnate, ndërsa priten hetime për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Një minutë heshtje do të mbahet në gjithë ndeshjet e futbollit francez këtë javë, ndërsa është shtyrë Turs-Valonsien.
Tomas Rodrigez ishte mesfushor me të rinjtë e Tursit dhe kishte luajtur shumë ndeshje me ekipin B.