Vllaznia në futboll për femra është kthyer në diktatore në futbollin shqiptar, sepse nuk u lë as thërrime rivaleve.
Sot u luajt finalja e Kupës së Shqipërisë dhe shkodranet fituan lehtësisht 6-1 ndaj Tiranës.
Sfidë pa histori, që në pjesën e parë Vllaznia shënoi 4 gola, me Gjegjin, Gjinin dhe dy herë Djegsinën, ndërsa për Tiranën shënoi golin e nderit afrikania Gufan Atiok.
Në pjesën e dytë Vllaznia e uli ritmin dhe nxorri tre titullare, por sërish dominim dhe Gruda e në fund me penallti Megi Doçi mbyllën llogaritë.
Kupa qëndron në Shkodër, aty ku me shumë gjasa do të shkojë edhe kampionati, si zakonisht.