PSG ndryshon strategji, blerja e madhe do jetë trajneri

Edhe këtë vit, “provojë sërish vitin e ardhshëm”. Ky është slogani që i shkon për shtat fushatës europiane të PSG-së, skuadër që shpenzoi pa fund edhe verën e shkuar, duke vendosur rekordin botëror me blerjen e Nejmarit.

Pas eliminimit ndaj Realit, presidenti Naser Al Kelaifi ishte dukshëm i zhgënjyer dhe deklaroi se do të duhet një ndryshim, për të përmirësuar skuadrën.

Blerje prej qindra milionësh duket se nuk do të ketë më, edhe për shkak të Fair-play financiar të UEFA-s, ndaj mediat me Francë shohin revolucion në stol. Unai Emeri ka zhgënjyer për shumë arsye, ndërsa klubi francez kërkon një trajner me emër të madh dhe mbi të gjitha me shumë autoritet.

Për këtë arsye, dy emra janë të preferuarit: Zhoze Murinjo dhe Diego Simeone. I pari mjeshtër kupash, ka fituar Champions edhe me Porton, ndërsa i dyti një ndër trajnerët më të talentuar dhe ndër më të aftët për të mbajtur nën kontroll skuadrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *