Zhoze Murinjo është ‘Special One’ dhe këtë epitet nuk e ka marrë rastësisht, sepse është një ndër personazhet më të famshëm në futboll dhe mediat e kërkojnë me ngulm, në të mirë e në të keq, duke kërkuar qoftë edhe një batutë nga ato të portugezit, që mjaftojnë për të bërë lajm.
Trajneri i Mançester Junajtid do të shkojë në Kupën e Botës këtë verë, por jo si trajner. Daily Mail raporton dhe televizioni rus RT ka arritur një marrëveshje me portugezin, i cili do të shkojë në Rusi për pak ditë, për të punuar si opinionist, ashtu si legjendari i portës, Peter Shmajkel.
Shifrat janë të pabesueshme: 4 ditë, 1,9 milionë euro në total pagesa, rreth 450 mijë për çdo ditë në Rusi.
“Jam shumë i lumtur që bashkohem me skuadrën e RT. Kam shumë dëshirë ta ndjek Kupën e Botës në Rusi këtë verë dhe të jap mendimet e mia për ndeshjes”, shprehet Murinjo. Si të mos jetë i lumtur?
And Cut! Mourinho joins RT #WorldCup coverage (Behind the scenes VIDEO) https://t.co/CvaQVTrpKA pic.twitter.com/1tftwe2IT3
— RT (@RT_com) March 6, 2018