Sipas Erjon Braçes, goli i pësuar në Durrës nga Partizani, në minutën e gjashtë shtesë nga portieri Shpëtim Moçka, ishte vepër e arbitrit, i cili dha shtesë sa deshi, që të barazonte Teuta. Në fakt, nuk është ashtu, sepse pamjet televizive nxjerrin blof Braçen, duke qenë se pati dy ndërrime dhe një ndalesë loje për dëmtim në shtesë, ndaj 90 sekonda shtesë ishin mëse normalë, por gjithsesi secili ka opinionin e vet.
Ndërkaq, trajneri i Shqipërisë U-19 për femra dhe ish-futbollisti i njohur Nevil Dede nuk ka duruar, duke iu përgjigjur me një status të ashpër në Facebook, duke i kërkuar të mendojë më shumë për hallet e popullit, sesa të bëjë tifozin.
POSTIMI I BRAÇES
Arbitri i F$HF i shtoi ndeshjes Teuta-Partizani, vetëm 4 minuta. Shiheni golin e Teutës; Është minuta e 95:30! 90+4=94, jo 95:30! Tellallët e F$HF thonë se u bënë dy ndërrime në shtesë dhe justifikohet shtesa nga 30 sekonda për çdo ndërrim! (Në shtesë eeeej) Por, 30•2=60, jo 90!!
Konkluzion 1:
Arbitri i F$HF e zgjati ndeshjen deri sa Teuta të shënonte, kundër çdo rregulli të shkruar e aplikuar ndershmërisht në mënyrë të barabartë! Fakt: Arbitri i F$HF lejoi një faull të pastër në rastin e shënimit të golit të Teutës! Shiheni; Portieri i Teutës vjen dhe me duar mban poshtë, i hipën mbi kokë lojtarit të Partizanit dhe shënon. Dëgjoni dhe tellallët e F$HF, nëse ka gjuajtur topin pa vënë duart mbi lojtarin e Partizanit, s’ka rëndësi që bën faull, është gol! Në fakt bën faull para se të gjuajë topin, shiheni dhe njëherë!
Konkluzion 2:
Arbitri i F$HF pasi zgjati ndeshjen përtej çdo caku, përcaktoi edhe rezultatin e saj duke akorduar një gol ardhur nga një faull i pastër. Po lë mënjanë faulle skandalozë, të dhunshëm të padhënë në dëm të Teutës me një arsye, ndëshkimin veçanërisht të Shkallës me të kuqe! Kështu po paracaktohet renditja e “garës” së F$HF, pasi kanë mbaruar punë me të parin, po fiksojnë të dytin-në Lushnjë sot nuk u dha nga arbitri i F$HF një penallti e pastër, veç të tjerave, po përcaktojnë të tretin duke përjashtuar nga gara një nga një pretendentet, Partizanin të parin.
Por nuk mbaron kur fryn bilbilin arbitri; Vijon në televizionin privat të F$HF, aty ky tre të paguar hem nga F$HF, hem nga Ortaku, justifikojnë arbitrat dhe mbrojnë “garën” e rreme të F$HF! Ky është Sistemi që kontrollon sot një nga bizneset më kriminale në vend- Garën e F$HF!
Tani, Çunat e Partizanit, ju e dini fare mirë që ndeshjet tuaja do jenë kështu, me arbitrat e F$HF kundër dhe punëtorët e F$HF duke i mbrojtur. Ju jeni mësuar të luani kështu! Ndaj nuk falet asnjë sekondë mungesë përqendrimi, neglizhimi, gabimi! E di, si gjithkush edhe ju mendoni se është lojë! Por për Partizanin nuk është! Është luftë e këtij llumi kundër jush! Ndaj ndeshja duhet mbyllur, me dhunë-gola pa fund siç me Lushnjën. Ndërkohë, Partizani Volej për vajza e djem sapo e bëri këtë!
POSTIMI I DEDES
Në fakt, disa komente nuk bëjnë fare përshtypje, por shprehin karakterin negativ dhe personalitetin e shëmtuar te disa individëve. Duke qene se jemi një shoqëri ku njerëzit e ndershëm rrinë në hije dhe në skenë ngjiten atoa me më pak skrupuj, arrogantë e pa merita, japin mend për gjithçka, që nga karotat e Divjakës deri në rregulloret e Futbollit. Ti qan e bertet pse fitoi A.DUKA ?? Ti qan e bertet pse zbatohen rregulloret miratuara nga FIFA dhe UEFA?? Ti qan,çirresh e bertet fort por kjo nuk do te thote se ke te drejte?? Viktimizimi eshte shkalla e dyte mbas deshtimit . Po ti çke ? Pse qan ?? Pse çirresh ?? Pse bertet ?? Nuk di cfare ke bere per kete Vend,per kete Popull dhe per kete Sport….Perveç se ke marre rrogen si deputet. Ah se harrova u shpjegove shqiptareve si “sarina lahet me uje e sapun ??” . Tani pak me serioze….Po ngaterron boten tone te sportit me ate tenden te politikes dhe servilizmit personal, ku shan dhe shpif?? por sporti eshte shume larg botes tende, ekipet nuk jane parti i dashur dhe FSHF nuk eshte parlament. Une jam nje perfaqesues i futbollit dhe dua te them ate qe mendoj e shoh ne fushen e lojes,jo ate qe te pelqen ty te degjosh?? Kjo eshte fusha jone e Futbollit dhe eshte aq e madhe sa ti nuk arrin ta besh pis me balten tende qe te ka zene syte e te ka bllokuar trurin. Fajin nuk ta kemi Ne….Fajin e ka Ai që të krijoi kaq të Vogël…në shpirt? Me dashuri Nevil DEDE