Daja: Ta dija që medikamenti i Jashanicës ishte i paligjshëm, nuk e grumbulloja

Sukses në fushë, furtunë jashtë saj në muajin e fundit: në fillim UEFA ka kërkuar përjashtimin e klubit korçar për 10 vite nga kupat e Europës dhe më pas ka ardhur vendimi për pezullimin e Jashanicës, i cili ka rezultuar pozitiv në kontrollet antidoping.

Për këtë çështje, trajneri i Skënderbeut Ilir Daja sqaron se nuk kishte asnjë lloj informacioni:  “Rasti i Jashanicës është një rast i izoluar dhe nuk ka të bëjë që UEFA do të dënojë Skënderbeun. Natyrisht që përgjegjësia është edhe e stafit mjekësor të Skënderbeut, që në vend që ta trajtonte nga rruga orale alergjinë akute, e ka trajtuar me injeksion. Personalisht, nëse do të më kishin thënë edhe çerek fjale që ajo substancë nuk lejohet, nuk do të kisha lejuar kurrsesi që Jashanica të grumbullohej për atë ndeshje. Mbrojtësi ynë është i pafajshëm, sepse nuk e ka marrë substancën në mënyrë private, por i është dhënë nga mjekët e ekipit”.

Ndërkaq, Daja flet edhe për ndeshjen kundër Laçit, nesër: “Kemi një ndeshje të vështirë, pasi Laçi ka një pozicionim të mirë në klasifikim dhe ka objektiva. Ne kemi objektivat tona dhe duam ta fitojmë ndeshjen për të vijuar me paraqitjet pozitive dhe për të thelluar diferencën, që na jep qetësi psikologjikisht”.

Aspak rotacion: “E kam thënë dhe do e them sërish, ne nuk stimulojmë lojtarë vetëm sepse kanë nevoje për minutazh. Lojtarët duhet ta fitojnë gjatë javës fanellën e titullarit. Në rastin e Nimagës, nëse ai luan si në ndeshjen e fundit në Kukës, do jetë pjesë e formacionit bazë. Duhet vetëm ta mbajë këtë gjendje”.

A ka Skënderbeu aleat? “Absolutisht jo, pasi tolerimi është në dëm të palëve të treta. Ne nuk kemi asnjë aleat dhe shohim ecurinë e ekipit tonë, respektojmë çdo kundërshtar dhe futemi në lojë për të dhënë maksimumin. Tolerimi nuk është pjesë e filozofisë së këtij klubi dhe e imja si trajner”.

2 thoughts on “Daja: Ta dija që medikamenti i Jashanicës ishte i paligjshëm, nuk e grumbulloja

  1. Keshtu i mesoni ne fund ju funderrina qe jeni bere ure per horrat ata qe ju mbajne ne pune si qen te rrahur.Njerez pa dinjitet.

  2. per keto duhet te japin lloogari te gjithe trajeneret qe ka pasur Korca,Shpetim Duro,Mirel Josa,Ky Ilir Daja.Po te ishit njerez profesioniste nuk benit keshtuE mbani mend si i vidhnit titullin kampion Vlores.Ai mallkim do t ju ndjek gjithe mone.Eshte ahu i nje populli qe e keni ofenduar.Pisa.Te gjithe doni fitore te pamerituar.Ajo peshengritsja del me Kuran ne dore.Do bythe sporti jo llafe.Vlera qe bota e civilizuar kerkon….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *