Në fund të ndeshjes, Simone Inzagi, trajneri i Lacios, ka folur për “Rai Sport”: “Pa i hequr asgjë Milanit, që zhvilloi dy ndeshje të mira, në harkun e 180 minutave meritonim më shumë që të luanim ne finalen. Por, futbolli është ky, i përgëzoj djemtë, sepse dhanë gjithçka. i vetmi peng është që nuk shënuam, pasi do ta kishim merituar. Kemi zhvilluar edhe sonte ndeshjen tonë më të mirë për 120 minuta, por nuk realizuam. Për fat të keq, kur nuk shënon nuk ecën përpara.
Dalim me kokën lart, mungon ende shumë deri në fund dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ka pak keqardhje, duhet të hedhim pas krahëve këtë gjysmëfinale. Kemi gjetur një portier të madh si Donaruma, që mes ndeshjes së parë dhe të kthimit na ka shënuar shumë gola. Kemi goditur 11 korne, duhet të ishim më të zotë në zonën e rreptësisë. Nuk ishim të aftë në finalizim. Kemi gjetur një Milan në formë, por në harkun e 180 minutave e meritonim”.