Kukësi ka bërë gati gjithçka dhe sfida kundër Skënderbeut do të luhet prej orës 14.00. Është ndeshje që pritet me interesim të madh, Kukësi kërkon fitoren e parë sezonale ndaj korçarëve, që kryesojnë bindshëm Superioren dhe duken të qetë. Probleme të mëdha për Skënderbeun sot, sepse mungojnë shumë lojtarë, nga kapiteni Shehi, te Radas, Jashanica e të tjerë.
Në dy ndeshjet e tjera, Laçi e Kamza e shohin veten në garë për Europën dhe luajnë ndeshje identike, sepse presin përkatësisht Vllazninë e Teutën, skuadra që janë në vendet e fundit në renditje.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 22
KUKËSI – SKËNDERBEU 2-0
Shënues: Elton Kale 20′, Shkodra 45′
KUKËSI: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Bakaj, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Kale, Guri. Trajner: Peter Pacult
SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Dita, Aliti, Mici, Muzaka, Nimaga, Vila, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja
GOLAT
20′ Kukësi në avantazh. Bakaj nga e djathta, hodhi një kros në zonë, që pas një devijimi nga një mbrojtës shkoi te Elton Kale. I qetë braziliani, i pambuluar, nuk e pati të vështirë të shënonte.
45′ Bakaj nga e majta e sulmit, goditje e bukur, grushtuar nga Teqja, ndërsa Shkodra aty pranë ndoqi aksionin dhe goditi fort me të djathtën, duke shënuar. Hakmarrja e nmesfushorit ndaj Ilir Dajës, sepse largimi i mesfushorit nga Skënderbeu u shoqërua me polemika.
KAMZA – TEUTA 0-1
Shënues: Beqja 15′
KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Cukovic, Kuqi, Zguro, Idrizaj, Imeri, Ymeri, Fukui, Plaku, Racic. Trajner: Ramadan Ndreu
TEUTA: Moçka, Gjeorgjievski, Shkalla, Bilali, Hakaj, Beqja, Hila, Alhasan, Çyrbja, Lajthia, Latif. Trajner: G.Begeja
Kartonë të verdhë: Raçiç 40′ / Alhasan 28′
GOLI:
15′ Top i gjatë dhe Teuta në kundërsulm të shpejtë. Fabian Beqja depërton nga e djathta dhe nga një pozicion mjaft i prirët godet fort, duke shënuar.
LAÇI – VLLAZNIA 1-0
Shënues: Uzuni 44′
LAÇI: Selmani, Fangaj, Lulaj, Qaqi, Sefgjinaj, Jonuzi, Bardhi, Shtubina, Nika, Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: Gentjan Mezani
VLLAZNIA: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Orelesi, Lika, Vucaj, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
Kartonë të verdhë: Lushkja 22′ / Malota 44′