Starova: Dominuam, nuk po marrim atë që meritojmë

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, u kthye në stol pas pezullimit, por sërish një humbje për Partizanin, këtë radhë shumë e pafat, sepse një autogol i çuditshëm vendosi gjithçka. Për Starovën, Partizani meritonte shumë më tepër: “Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, e dominuam takimin, por nuk arritëm ta fitonim. Për këtë na vjen keq. Ndikon edhe ana shpirtërore e skuadrës, për shkak edhe të faktorit të jashtëm. U munduam që ta bllokojmë kundërshtarin. Bllokuam lart, por ishim të pafat për të shënuar”.

Sulmi nuk shënon, mbrojtja po pëson shumë: “Po të bëj një krahasim me Kukësin, kjo ndeshje nuk ka krahasim. Jo më kot klubi i kontestoi gjyqtarit. Ishte një gjykim i padenjë, skuadra jonë u mbyt me kartonë. Sot nuk kishim gjyqtarët kundër, bëmë një ndeshje që na takonte ta bënim. Sot u ndëshkuam nga një gabim njerëzor. Kemi dominuar takimin, por nuk ia arritëm”.

A mund të kapet Europa? “Janë të gjitha mundësitë, do luftojmë deri në minutën e fundit. Nuk po marrim pikët që meritojmë me lojën që bëjmë. Sot bëmë gati një spektakël. Kemi dominuar në mes të Korçës, një skuadër që pothuajse e ka marrë kampionatin”.

Gjykimi, korrekt: “Lojtarët tonë asnjëherë nuk janë ndëshkuar me karton të verdhë. Por unë nuk merrem sot me gjykimin, se nuk ndikoi aspak në rezultat. Ndërsa këto janë gjëra që kur gjyqtari do t’i shohë duhet të vijë turp. Nuk e kam humbur ndeshjen nga arbitrat. Por kemi nja 5 javë që po dëmtohemi. Luajmë me skuadrën më të mirë të kampionatit dhe luajmë si të barabartë dhe më mirë”.

Pezullimi i Starovës u shlye sot, në mënyrë befasuese: “Klubi është i lodhur nga pagesa. Kjo është për fajin tonë dhe lojtarëve. E kërkova unë që të falen lojtarët. Është më ndryshe kur jam unë me Dalipin bashkë, dhe veç e veç”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *