Duro: Pikë më vlerë, jemi brenda objektivave

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, nuk ka mbetur i zhgënjyer nga mungesa e fitores në Durrës, ku kuqezinjtë edhe në lojë nuk shkëlqyen, pavarësisht se nuk vuajtën fare.

“Ndeshja ishte e vështirë, duke pasur parasysh pozitat e Teutës,që do bënte çmos për ta fituar. Nuk pati forcën për ta fituar ndeshjen, sepse edhe ne kemi kualitet. Teuta ka lojtarë të mirë, e kam thënë, është ndërtuar për të qenë sipër në klasifikim. Në këto pozita të vështira që është Teuta, një barazim është normal. Nuk arritëm të shfrytëzonim mundësitë që na u krijuan. Ne duhej ta fitonim, gjithsesi, një barazim është normal.

Vendi i dytë në rrezik? “Ne jemi në pozita komode, jemi në gjysmëfinale të Kupës. Rruga është e gjatë, jemi brenda objektivave, nuk kemi presion mbi vete. Sot Kukësi fitoi me fat, ne nuk fituam, por kampionati vazhdon.

Teuta, aspak e lehtë –  “Në verë ne ishim pa objektiva fare, ndërsa Teuta kërkonte Europën. Prandaj them që në këtë situatë që ishte Teuta, nuk besoj se fiton skuadër tjetër në Durrës”.

Zguro e Tungara munguan? “Tunkara akoma nuk ka debutuar, nuk e di çfarë niveli është. Duhet ta shohim në vazhdimësi. Xhufo po, ishte mungesë”.

Sulmi çalon: “Ne fituam 2-0 me Lushnjën, sot humbëm raste. Skuadra ime është shumë e ekuilibruar. Nuk kemi shënuar më shumë se të tjerët. Ne jemi kompaktë, dhe jam dakord që po t’i shfrytëzonim ato mundësi të Alveshit, do e fitonim ndeshjen. Sidibe? Sidibe është një pikë e fortë, por edhe Useini është motori i mesit të fushës sonë. Që nga ndeshja e parë, ai i ka bërë 100% të gjitha takimet, dhe kjo nuk është diçka e vogël”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *