Frashëri: Çdo ndeshje si finale, peng vetëm humbja ndaj Skënderbeut

Mbrojtësi i Kamzës, Erlis Frashëri, shkëlqeu në sfidën e fituar sot në Lushnjë, duke dhënë edhe dy pasime që çuan te goli, por nuk është hera e parë që anësori i djathtë luan në nivel shumë të lartë këtë sezon, pak a shumë si Kamza. Pas ndeshjes Frashëri foli në mikrofonin e Supersportit, duke e pranuar se tashmë Kamza mund të shohë për diçka më shumë se mbijetesa: “Çdo ndeshje e marrim si finale dhe besoj se kemi bërë mirë, duke e merituar fitoren në Lushnjë. Ne do të japim maksimumin,pa e parë renditjen dhe nëse bëjmë gjithçka kemi në dorë, më vonë do të shohim renditjen. Nuk është asgjë në dorën tonë, sepse duhet të shohim edhe rivalët, por jo tani.

“Pengu i vetëm dhe ndeshja më e vështirë ishte ndaj Skënderbeut, sepse meritonim të merrnim rezultat pozitiv, por me këtë trepikësh mendoj se jemi rikthyer aty ku duhej.

“Europa? Jemi në rrugën e duhur, skuadra po jep gjithçka, stafi është shumë i mirë dhe presidenti e bashkia na qëndrojnë shumë pranë, ndaj mendoj se mund të bëjmë diçka të rëndësishme pasi të arrijmë synimin tonë kryesor, qëndrimin në Superiore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *