Është momenti i së vërtetës për Partizanin, sepse në harkun e 5 ditëve ka shansin të ringjallë sezonin.
Sot të kuqtë presin Kukësin (18.00) dhe të premten do të jenë vizitorë në Korçë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin e fundjavës së ardhshme, që do të luhet mes të premtes dhe të shtunës, sepse do të luhet sërish futboll të mërkurën e ardhshme.
Java e 21-të do të nisë me Skënderbeu-Partizani të premten në mbrëmje dhe do të vijojë të shtunën, Teuta-Flamurtari ndeshjen e vetme që do të luhet me ndriçim, në orën 17.00.
Superiore / Java 21
E premte
Skënderbeu – Partizani ora 18.00
E shtunë
Kukësi – Laçi ora 14.00
Luftëtari – Vllaznia ora 14.00
Lushnja – Kamza ora 14.00
Teuta – Flamurtari ora 17.00