Skuadra e Tërbunit, pasi nuk ka luajtur me Erzenin edhe ndaj Burrelit në sfidën që ishte planifikuar të zhvillohej sot në orën 14:00 nuk do të luajë. Stadiumi pukjan është i mbuluar nga dëbora. Lojtari i ekipit të Tërbunit, sulmuesi Besar Mustafaj, vetëm 23-vjeçar e pret me qetësi sfidën ndaj ish-skuadrës.
“Sot do të luajmë në Shkodër, ku edhe atje ndihemi si në shtëpinë tonë, pasi do të ketë shumë dashamirës dhe të afërm tanë nga Shkodra, por do të nisen edhe ultras edhe nga Puka. Luajmë një duel vendimtar dhe unë besoj se ne do të dalim me fitore. Burreli është forcuar shumë, por edhe ne në këtë aspekt nuk kemi qëndruar prapa. Ajo që është shumë e rëndësishme, ka të bëj me faktin se kemi ruajtur grupin. Ndaj edhe sot do të tentojmë vetëm 3 pikët”, – ka theksuar Mustafaj, një nga kualitetet e skuadrës pukjane.