Jo vetëm Skënderbeu, nën akuzë shumë klube

SKËNDERBEU, POR JO VETËM Ai!
Nëse ndokush ka mbetur i kënaqur nga dënimi i pritshëm i Skënderbeut, ndoshta bën mirë thjesht të ulë kokën e të turpërohet. Në këtë histori Skënderbeu nuk është i vetëm, sepse sëmundja e trukime e ka kapur shumë klube shqiptare, deri në vitin 2015 të paktën, sepse në dy vitet e fundit i ka kapur të gjithë frika.

UEFA në raportin e saj gjigant ku kërkon dënimin e Skënderbeut shton edhe një paragraf që flet shumë për llumin ku ka notuar futbolli shqiptar në fillim të kësaj dekade: “Një vërejtje e fundit për disa nga kundërshtarët e Skënderbeut në listën e gjatë të ndeshjeve të trukuara: disa nga rivalët e Skënderbeut në kompeticionet shqiptare janë gjithashtu nën akuzë për trukim ndeshjesh. Megjithatë, fokusi i hetimit aktual është Skënderbeu”.

Cilat janë këto klube? UEFA nuk e thotë dhe ndoshta do të djegë vetëm Skënderbeun, por jemi të paralajmëruar dhe janë të gjithë në fije të perit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *