Amulli në renditjen e kampionatit në rast se do të vijë dënim për korçarët nga Disiplina e UEFA-s. Plot pesë klube qëndrojnë në 4 pikë, por edhe Kupa luan faktor kryesor…
Në pritje për t’u njohur me vendimin e CAS-it në lidhje me titullin e vitit 2016, që është ende pezull dhe tashmë duhet që juria e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës të marrë një vendim (Skënderbeu kundër FSHF-së), një tjetër çështje “ndizet” sa i përket futbollit shqiptar dhe sërish kryefjala është “Skënderbeu”. Klubi korçar rrezikon dënim të rëndë pas kërkesës së kryeinspektorit të UEFA-s dhe Komisioni i Disiplinës pasi të shqyrtojë raportin dhe dosje-akuzën, do të vendosë.
Një vendim i rëndë do të sillte pasoja edhe në Superligë, aty ku po luftohet për titullin. Në fakt, kjo do të ishte një goditje e rëndë psikologjike për ekipin korçar, por kjo nuk do ta pengonte të synonte titullin e shtatë në tetë vitet e fundit, teksa nuk do të mund të luante në Europë, ashtu sikurse edhe ndodhi në verën e vitit 2016 (Partizani i mori vendin).
Aktualisht, pas Skënderbeut renditet Flamurtari me 32 pikë, ndërsa në vend të tretë ndodhet Kukësi me 29 pikë, ashtu si Kamza dhe Laçi. Jo vetëm kaq, por edhe Partizani është afër “trenit”, me vetëm 28 pikë. Praktikisht, duke i parë kështu, do të luftonin pesë skuadra në katër pikë, që janë shumë pak, kur kanë mbetur edhe thuajse dy faza. Kështu, teksa kampionati do të vijojë, natyrisht që klubet e përfshira do të kenë sy dhe veshë nga UEFA…
Këtë herë, për të siguruar “pass” për Europën, edhe nëse Skënderbeu do të dilte kampion: nga vendi i dytë (Champions) deri te i katërti, teksa është edhe kupa. Sepse, nëse e fiton i njëjti ekip që është në Europë sipas renditjes së kampionatit, atëherë do të shtohej edhe vendi i pestë në renditjen përfundimtare të kampionatit.