Është komuna e Gjilanit që ka menduar organizimin e një turneu mbarëkombëtar me pjesëmarrjen e katër ekipeve. Të premten e 16 shkurtit në stadiumin e qytetit do të zbresin ekipi vendas “Intelektualet”, se bashku me ekipet e dy kryeqyteteve shqiptare, “Tirana AS” nga Shqipëria dhe “Kosova” e Prishtinës. Katërshja plotësohet me vajzat e kryeqendrës së shqiptarëve të Maqedonisë “Tetova 2017”.
Turneu i Gjilanit, nën patronazhin e kryetarit Lutfi Haziri, do të luhet me sistem eliminimi dhe fituesit do të nderohen me trofetë e rastit.
Futbolli i femrave në hapësirat shqiptare ka një jetë prej afro një dekade, duke qenë kësisoj në sinkron edhe me moshën e shtetit të ri të Kosovës, që të shtunën kremton pikërisht 10 vjetorin e tij.