Tirana, në Kukës pa një emër të rëndësishëm në mesfushë

Mauexhe mbetet jashtë, pasi është ndëshkuar me të kuq dhe ka hyrë në disiplinë

Mungesat te Tirana janë shtuar me Toni Mauexhen që u është bashkuar mungesave. Në këto kushte, formacioni i Tiranës ka ndryshuar nga ai i planifikuar në fillim të javës. Në vend të Toni Mauexhes në fushë do të jetë Keneth Muguna. Keniani do të luajë pas sulmuesve dhe Karabeci do të kthehet mbrapa në mesfushë. Përsa i përket formacionit, ai pritet të jetë i njëjtë. Ilion Lika do të mbulojë katërkëndorin, më pas Kërçiku, Cake, Muhamed e Hoxhallari do të rreshtohen në mbrojtje. Mesfusha do të përbëhet nga Daja, Muguna e Karabeci. Ndërsa sulmi tresh do të jetë me Grecën, Sentamun e Ngonë. Një skuadër ofensive, e cila që nga minuta e parë do të kërkojë fitoren.

Formacioni i mundshëm i Tiranës
Lika, Kërçiku, Cake, Muhamed, Hoxhallari, Daja, Muguna, Karabeci, Greca, Sentamu, Ngo

Stërvitje për ata që nuk janë në planet e ndeshjes
Toni Mauexhe, Marvin Turtulli, por edhe disa lojtarë të tjerë, nuk do të luajnë sot në Kukës. Shkak janë bërë kartonët që kanë marrë dy lojtarët, Turtulli në ndeshjen e Kukësit dhe Mauexhe me Tomorin. Në fakt Toni Mauexhe është ndëshkuar me beratasit dhe u mendua se do të mungonte me Bylisin, por i kuqi i tij është futur në disiplinë dhe automatikisht, lojtari do të mungojë në takimin e radhës që bardheblutë do të luajnë në Kupë me Kukësin, duke hapur jo pak probleme në mesfushë për ekipin e Ze Marias. Veç Marvin Turtullit dhe Toni Mauexhes, Albi Doka është një tjetër titullar që i mungon Tiranës. Mbrojtësi i djathtë është i dëmtuar dhe vetëm javën e ardhshme kthehet në stërvitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *