Masimiliano Alegri ka folur për “Premum” pas ndeshjes së barazuar ndaj Totenhamit në Torino, që “dënon” kështu Juven ose të fitojë në “Wembley”, ose të barazojë me dy gola e sipër, për të shpresuar në kualifikim ose penallti… “I dinim vështirësitë që fshihte kjo ndeshje, në ndeshjen e kthimit duhet të përpiqemi të fitojmë. Në pjesën e parë kemi shënuar, më pas Bufon bëri një pritje dhe gabuam dy gola të 3-0. Në pjesën e dytë dhuruam diçka ose asgjë. Eshtë një fazë e 1/8-ve të Champions, duhet të fitojmë në ndeshjen e kthimit. U kthyem shumë mbrapa në pjesën e parë dhe vuajtëm, mund të bënim më mirë, por ndonjëherë futbolli të jep dhe të merr. Dikush mendonte se do të fitonim 4-0… I kanë bërë keq dy finalet. Totenhami është një skuadër fizike dhe teknike, kemi pasur raste të rëndësishme, ndërsa ata jo. Pësuam gol teksa po dilnim për top. Matuidi dhe Dibala do të jenë në ndeshjen e kthimit, tani të mendojmë për kampionatin. i kënaqur nga ajo që kanë bërë djemtë, kualifikimin do ta luajmë në fushën e tyre”.