Po luhen dy ndeshje në Kategorinë e Parë, që duhej të luheshin të shtunën, por për arsye të paqarta u shtynë me dy ditë.
Bylisi ka shënuar në minutën e 60-të me Muratajn, duke kryesuar 1-0 në Pogradec, pas një pjese të parë të dominuar.
Ndërkaq, Apolonia e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë me golin e Mihanës në minutën e 32-të, por pavarësisht nga dominimi total në çdo drejtim, Turbina e ka befasuar, sepse Efiong Ejo ka barazuar në minutën e 59-të. Ndeshje shumë e hapur, në minutën e 80-të erdhi goli i dytë, i pritshëm, i Apolonisë, me vlonjatin Aldo Llambro. Pas tij, në festë merr pjesë edhe Braka.
KATEGORIA E PARË / GRUPI B
Apolonia – Turbina 5-1
Shënues: Mihana 32′, Llambro 80′, Braka 84′, Andoni 89′ / Ejo 59′
Pogradeci – Bylis 0-1
Shënues: Murataj 60′