Partizani luan 24 orë pas Tiranës, të prapambeturat e së Parës luhen për Shën Valentin

Pas disa ditësh mbushur me paqartësi, është vendosur që sfida e fundjavës me Partizanit e Laçit të luhet të shtunën, ora 17.00. Ai ishte edhe plani fillestar por duke qenë se edhe Tirana luan në Selman Stërmasi, u vendos që Tirana të luajë të premten dhe Partizani të dielën.

Gjithsesi, ky plan ka ndryshuar sërish, sepse të mërkurën luhet Partizani-Flamurtari për kupë. Partizani nuk dëshiron t’i japë dy ditë më shumë pushim Flamurtarit (luan nesër) dhe vlonjatët nuk duam të luajnë të enjten e ardhshme, ndaj mbetet zgjidhje e vetme ajo e Partizanit të shtunën në fushë.

Ndërkaq, janë planifikuar edhe ndeshjet e prapambetura të Kategorisë së Parë. Shënkolli-Bylis, që nuk u luajt për mot të keq vitin e shkuar dhe nuk luajt as në fund të janarit pasi lojtarët e Bylisit u sëmurën, tashmë do të luhet më 14 shkurt. Në atë datë do të luhet edhe Tërbuni-Erzeni, që fundjavën e shkuar u ndërpre nga moti i keq në mesin e pjesës së parë, kur Erzeni kryesonte 2-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *