Afrimi më i rëndësishëm i Flamurtarit në merkaton e janarit, Muarem Muarem, është gati për sfidën në Korçë. Mesfushori pritet të jetë titullar, pasi ka nisur stërvitjen me grupin.
Futbollisti i kombëtares maqedonase ishte gati që javën e shkuar, por nuk është rrezikuar për në Kukës per vetë veçorinë që kishte ndeshja, që pritej e ashpër, në një fushë mjaft të keqe.
“Jam gati, gjithsesi vendos traineri. Kam gjetur një skuadër mjaft të organizuar dhe besojmë shumë për këtë sezon. Në Korçë marrim pikë.
“Nuk besoj se ky Flamurtar mundet lehtë. Me Skënderbeun jam ndeshur kur luaja për Karabak në një ndeshje miqesore. Janë ekip i organizuar, por nuk kemi frikë”, deklaron Muarem për Sport Ekspres.