Ali Soue është nisur mëngjesin e sotëm për në Gambia. Sulmuesi, i cili luajti në pjesën e dytë të ndeshjes në Gjirokastër, për një dëmtim, tashmë do të mungojë disa ditë, për shkak të një problemi burokratik. Duke qenë se ka dokumente italiane, Soue duhet të kthehet në atdhe për të kompletuar procedurat dhe më pas do të kthehet në Verona, për të rinovuar lejen e qëndrimit në Itali.
Natyrisht, do të duhen disa ditë udhëtime, ndaj në kupë të mërkurën Soue nuk do të jetë. Kthimi i tij parashikohet për të enjten dhe me shumë gjasa do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Vllaznisë.