Partizani i ri, ai i vitit 2018, ka larguar e afruar shumë lojtarë, është rinuar në moshë dhe ndoshta tashmë kërkon të bëjë hapin final drejt ndarjes nga e shkuara e afërt, sepse po flitet për largimin e Sulejman Starovës.
Nga Austria vjen lajmi se Partizani po kërkon trajner austriak, duke imituar kështu Kukësin.
Gazetari austriak Peter Linden raporton në blogun e vet se trajneri i njohur austriak Valter Shahner është kontaktuar nga Partizani. Një emër shumë i njohur në Austri, 60-vjeçari ka thuajse 6 vjet pushim. Negociatat po i zhvillon Marjan Prela, i njëjti personazh i cili ka afruar Pakultin te Kukësi.