Skënderbeu e mbyll me fitore, shënojnë Vila e Demte

Skënderbeu luajtu sot miqësoren e fundit në Turqi, kundër kazakëve të Aktobes. Trajneri Ilir Daja provoi formacionin e vet më të mirë, por me ndryshimin se në vend të Souesë debutoi Emiljano Vila.

Mesfushori është pritur me mosbesim nga tifozët e Skënderbeut, aq më shumë që vjen nga Partizani, por si për ironi të fatit pikërisht ai shënoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 16-të.

Në pjesën e dytë u kryen ndërrime të shumta dhe fillimisht barazoi Aktobe, por 5 minuta para fundit mesfushori i talentuar Demte gjeti golin e fitores së parë turke për Skënderbeun, që tani e tutje do të mendojë për rifillimin e Superiores.

Aktobe 1-2 Skënderbeu

Shënues: Kakimov 77′ / Vila 16′, Demte 85′

Skënderbeu – Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, Vila, James.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *