Luftëtari barazon me nënkampionët e Uzbekistanit

Para pak ditësh Partizani u mund keq nga Paktakori, skuadra e vendit të tretë në kampionatin e fundit në Uzbakistan, ndaj pritej me interes përballja e sotme mes Luftëtarit e Nasaf Qarshit, skuadër që doli nënkampione në kampionatin e fundit në Uzbekistan dhe do të marrë pjesë në Champions League të Azisë këtë vit.

Përfundoi në barazim 1-1, ndërsa golin për Luftëtarin e shënoi i zakonshmi Kristal Abazaj, në formë të shkëlqyer në Turqi. Rezultat i mirë, pasi rivali është cilësor dhe po investon fuqishëm për sezonin e ri.

Trajenri Hasan Lika hodhi në fushë formacionin që mendohet të jetë titullar në pjesënm e dytë të sezonit, me ndonjë përjashtim të vogël.

Luftëtari: Ruçi, Toledo, Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rroca, Abazaj, Bregu, Shkurtaj.

U aktivizuan edhe: Rapo, Zeqaj, Aurelio, Ziaji, Minga, Lamçja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *