Zhgënjimi i Smajlajt: Dopingu, njollë për gjithë sportin shqiptar

Kampioni shqiptar i kërcimit së gjati dhe një ndër sportistët tanë me të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, Izmir Smajlaj, ka mbetur i tronditur nga lajmi se Romela Begaj ka rezultuar pozitive nga kontrollet për doping për Kupës së Botës në peshëngritje.

Me një postim në Facebook, ai ka kritikuar Romelën, e cila rezulton për të dytën herë pozitive dhe duhej të ishte treguar më e kujdesshme, ashtu si ata që i qëndrojne pranë, nga trajnerët e deri te federata.

“Një rast tjetër dopingu në sport dhe një tjetër dhimbje për zgjedhjen e gabuar të nje sportisti!
Në emrin tim personal, në emër të pasionit për sportin, të sakrificës së qindra sportistëve shqiptarë që krijuan sistemin e referencës së vlerave më të mira sportive, që arrihen veç me talent, stërvitje të pastër, vullnet, djersë, distancohem nga çdo akt zhgënjyes i përdorimit të substancave për arritjen e suksesit në sport!
Ne sportistët jemi imazh kombëtar!
Ta ruajmë këtë nder e të jemi krenaria e shqipes kudo në botë!
Ta nderojmë emrin e Shqipërisë sonë ta bëjmë krenare me djersën e mundin e gjakun mbi gjunjët tona, me stërvitje të pastër, me Nder e Dinjitet në fytyrë!

STOP dopingut!
PO djersës dhe talentit!
PO stërvitjes së ndershme!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *