Sopoti i fazës së parë ishte një zhgënjim i madh, por në fakt me hallet qe ka pasur dhe nisjen nga zero me djem të rinj, ishte e pritshme që ky sezon të kalonte pa asnjë synim madhor.
Në pritje të kompletimit të infrastrukturës dhe të ndonjë financimi me serioz, te Sopoti mendojnë për merkato, sepse trajneri Klajdi Kënga ka zyrtarizuar dy lojtarë.
Sulmuesi Ergys Toçka është kthyer në Përrenjas, pas vetëm një faze në Elbasan, ku shënoi 3 gola.
Ndërkaq, mbrojtësi Ermir Llojku ka lënë Naftëtarin dhe ashtu si Toçka, është rikthyer në shtëpi.
Të dy janë lojtarë të rëndësishëm dhe do të forcojnë ndjeshem Sopotin, që në fazën e dytë pret të ngjitë disa shkallë në renditje.
Ndërkaq, të shtunën skuadra nga Përrenjasi u mund 1-0 në një miqësore luajtur në Elbasan.