Skuadra e Tomorit ditën e sotme ka prezantuar lojtarin më të ri. Përmes faqes zyrtare në “Facebook” drejtuesit beratas kanë zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Aldo Mitraj. Sulmuesit ka qenë pjesë e Erzenit në gjysmën e parë të sezonit.
“Sulmuesi Aldo Mitraj ka firmosur sot kontratën që e lidh me Tomorin deri në përfundim të sezonit”, përfundon njoftimi i faqes së Tomorit.
Është një rikthim, pasi Mitraj ka luajtur në Berat edhe në pjesën e dytë të sezonit 2012/13, duke shënuar 6 gola në 12 ndeshje kampionati.