Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij kundër Beshiktashit, në miqësoren e humbur sot 3-2. Daja nuk vlerëson shumë rezultatin, sa vlerëson faktin që në aspektin sulmues Skënderbeu u soll shumë mirë.
“Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët për paraqitjen që kanë bërë në këtë takim pasi me të vërtetë kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë. Kemi pasur shumë mundësi për shënim dhe përballë një ekipi si Beshiktashi, që është një nga më të mirët në arenën europiane duke kaluar edhe grupet e Champions Ligës. Kemi pasur shumë mundësi shënimi dhe mund të kishim marrë një rezultat pozitiv por portieri i tyre ka bërë katër ndërhyrje vendimtare. Prandaj e them se jam i kënaqur me të gjithë lojtarët që ishin prezent në këtë takim, kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë. Në fund edhe rezultati në këto takime nuk është i rëndësishëm pasi janë thjesht miqësore, dhe për këtë mund të them se loja është ajo që më intereson.”– deklaroi Daja për faqen zyrtare të klubit korçar.