Përjashtimi i Zinedin Zidanit në finalen e Kupës së Botës 2006 ishte faji i Silvain Viltordit, që nxori jashtë topin duke treguar se çfarë po ndodhte në pjesën tjetër të mesit të fushës: është ky rindërtimi i fakteve, 12 vjet distancë, nga ana e Vili Sanjolit, në fushë atë mbrëmje. i ftuar në emisionin “SFR Sport 1”, ish-mbrojtësi francez ka pohuar se pas goditjes që Zidan i dha Materacit, Vilford duhet të kishte vazhduar lojën.
Në minutën e 6-të të kohës së dytë shtesë, topi ishte në këmbët e Klod Makeleles, që e pasoi te Vilford në mesin e fushës. Sulmuesi i “gjelave” e kontrolloi dhe ndaloi, duke treguar atë që po ndodhte në mesin e fushës. Gjyqtari Horasio Elizondo vërshëlleu dhe shkoi të shihte: Materaci ishte goditur nga Zidan, i katërti ripa imazhet dhe numri “10” mori të kuq: “Nëse Silvain nuk do të kishte nxjerrë jashtë topin, besoj se arbitri nuk do të kishte marrë vendimin për të ndaluar lojën”.