Krahu i majtë kishte mbetur bosh pas largimit të Zguros, por sot Luftëtari ka firmosur me brazilianin e paralajmëruar prej ditësh, Xhekson Ferreira Silverio.
Xhekson është një futbollist shtatshkurtër, i cili deri në vitin 2015 ka luajtur në Brazil, te Sport Resife e klube të tjerë.
Në vitin 2015 mbrojtësi 26-vjeçar kaloi në futbollin grek, te Kalithea, ndërsa sezonin e shkuar shkoi te Trikalla, ku luajti pak dhe prej shkurtit 2017 nuk e ka parë më fushën.
Radhën për të firmosur mund ta ketë mesfushori Marko Aurelio Ribeiro Barbieri, brazilian 34-vjeçar, i cili luajti sot në pjesën e dytë kundër Trabzonsporit. Marko Aurelio ka luajtur në rininë e vet edhe të Korintiansi, ndërsa në vitin 2007 e bleu Arisi i Selanikut. Që atëherë, lëvizje në shumë klube dhe prej vitit 2011 në Qipro, duke luajtur tek Ethnikos Ahnas, NEA Salamis, AEZ e së fundi të Aris Limassol. Marko Aurelio luan kryesisht si mbrojtës i majtë, por luan edhe në mesfushë dhe ka nuhatje të mirë për gol.